Modelet e gjigantit gjerman të veturave, Volkswagen, Passat dhe Beetle së shpejti do të bëhen me motor të ri.
Ata, pritet që së shpejti të bëhen me motor benzinë 2.0-litër TSI, transmeton Koha.net. Ky motor do të zëvendësojë motorin 1.8-litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMotori i ri ka debutuar në Audi A3, ndërsa Volkswagen tani atë e ofron edhe për Tiguanin.
Çfarë ka të re te ky motor? Përveç se shpenzimet e karburantit do të ulen për 8 për qind, motori i ri 2.0-litër ka shkallën e kompresionit 11,7:1 dhe pistonet e reja.
Volkswagen Tiguan me motor 2.0-litër TSI është me kapacitet prej 185 kuajfuqi, dhe këtë shifër të “kuajve” duhet ta ketë edhe Beetle dhe Passati.