Mercedes-AMG hiper-veturën e saj do ta prezantojë zyrtarisht në shtator të këtij viti në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.
Kjo kompani, me hiper-veturë e quajtur Project One dhe disa modele të tjera do të shënojë 50 vjetorin. Dërgesat për këtë hiper-veturë do të fillojnë në vitin 2019, ndërsa tani janë shfaqur edhe detajet e reja në lidhje me këtë model.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMercedes-AMG Project One, sipas njoftimeve të mëparshme nga fabrika, do të kushtojë 2.275.000 euro, transmeton Koha.net. Duhet theksuar se kjo hiper-veturë do të legalizohet për vozitje në të gjitha rrugët dhe se do të jetë në dispozicion me teknologjinë nga Formula 1.
Hiper-vetura Project One do të vijë me motor 1.6-litër V6 Turbo, nga Formula 1, e kapacitet prej 759 kuajfuqi dhe katër motorë elektrikë – tre me kapacitet prej 120 kW/ 163 kuajfuqi dhe njëri me 80 kW/ 109 kuajfuqi. Motorët elektrikë kanë baterinë litium-jon dhe kjo hiper-veturë vjen me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat dhe marshin manual të automatizuar.
Fuqia e kombinuar e Mercedes-AMG Project One në total është 1035 kuajfuqi dhe duhet theksuar se kjo hiper-veturë do të mund të lëvizë edhe vetëm me motorë elektrikë, ku do të mund të kalojë deri në rreth 30 kilometra.
Qëllimi i Mercedes-AMG është që ky model të peshojë “më pak se 1300 kilogramë” dhe përmendet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra kjo hiper-veturë mund ta arrijë për më pak se 2,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 355 km/h.
Mercedes-AMG Project One do të ofrohet në një seri të kufizuar vetëm prej 275 njësive.
{gallery}