Prodhuesi i famshëm gjerman i veturave, BMW, ka tërhequr nga tregu 45,484 modele të vjetra nga seria 7 në SHBA.
Arsyeja e tërheqjes është për shkak se gjatë vozitjes papritmas hapen dyert, raportojnë mediat në Amerikë, transmeton Koha.net. Veturat që janë tërhequr nga tregu kryesisht janë ato të cilat janë prodhuar gjatë viteve 2005-2008. Të gjitha këto modele të prodhuara në këto vite janë të pajisur me sistemin “Comfort Access” ose me “Soft Close Automatic”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModelet të cilat janë tërhequr nga tregu në SHBA janë: BMW 745i, 745Li, 750i, 750Li, 760i, 760Li dhe B7 Alpina.
BMW thotë se mund të duket që dera është e mbyllur, por ato papritmas mund të hapen varësisht nga kushtet e rrugës në të cilën jeni duke vozitur. Hapja papritmas e dyerve mund të sjellë deri në rrëzimin e ndonjë pasagjeri nga vetura ose mund të rrisë rrezikun e lëndimit nga ndonjë aksident.
Gjithashtu, prodhuesi gjerman ka thënë se është e mundur që edhe doreza e dyerve mund të prishet ndërkohë.
Në Kosovë, modelet e reja të markave Volkswagen, Audi, Skoda dhe Porsche mund t’i gjeni në autosallonin “Porsche Kosova”.