Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet Fiat 500L me pamje e teknologji të re

Fiat pas përditësimit të veturës së qytetit, model 500 disa vite më parë, tani ka kthyer vëmendjen te ‘vëllai i madh’ i tij, 500L, transmeton koha.net.

Fiat 500L i janë bërë një numër i madh i përditësimeve, duke përfshirë dizajnin e ri e teknologji shtesë, ndërsa do të dalë në shitje gjatë këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fiat 500L do të ketë 37 kombinime të ndryshme të ngjyrave për t’u zgjedhur nga blerësit, ndërsa ka mbrojtës të ri, grilat nga para e dritat me stil të ri LED.

Dhe kjo nuk është e gjitha, Fiat 500L do të vijë me tre modele, njëri The Urban i cili mbetet i njëjtë me modelin e tanishëm, The Wagon që është krejtësisht i ri me shtatë ulëse dhe The Cross i cili është modeli për terrene të vështira e që është 25mm më i lartë se modelet tjera.

Teknologjitë e sigurisë janë shtuar, me sistemin autonom të frenimit për emergjenca e me kamerë nga prapa.

Motorët mbesin të njëjtit, njëri 1.4 litërsh me benzinë që prodhon 94 kuaj fuqi, dhe tjetri me 118 kuaj fuqi T-Jet turbo.

Do të jetë edhe motori karakteristik i Fiat, 0.9 litërsh Twinair me dy cilindra me benzinë që prodhon 103 kuaj fuqi.

Motorët me naftë janë, njëri 1.2 litërsh me 94 kuaj fuqi dhe tjetri 1.6 litërsh 118 kuaj fuqi.

{gallery}