Parashikimet e fundit nga profesori Tony Seba, nga Universiteti i Stanford, tregojnë se në vitin 2025 nuk do të ketë më makina me naftë e benzinë, por gjithçka do të kthehet në elektrifikim.
Seba ka thënë se makinat elektrike do të jenë shumë më të lehta dhe me më pak harxhime, shkruan Independent, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëm nostalgjikët nuk do të heqin dorë prej makinave të tyre, të tjerët do të përshtaten me makinat elektrike”, ka thënë ai.
Thuhet se do të bëhet shumë më e vështirë edhe gjetja e një pompe benzine, madje mekanikët do të zhduken deri në vitin 2024.
“Makinat do të njihen si automjete elektrike dhe me kosto anësore zero”, ka thënë Seba.
Ai e ka konsideruar këtë si kërcënim ekzistencial për Ford, General Motors dhe industrinë e makinave gjermane.
Bateria e veturave do të tejkaloj 200 milje, ndërsa çmimet e tyre fillimisht në SHBA do të jenë 30,000 dollarë (26,800 euro).
Saba ka thënë se deri në vitin 2022 disa modele do të mund të blihen me 20,000 dollarë (18,000 euro).
Sipas tij, viti 2025 do të sjell vetura, traktorë, autobusë dhe furgonë të rinj, të gjitha elektrike.
“Kërkesa e naftës globale do të arrijë në 100 milion fuçi në ditë deri më 2020, duke rënë në 70 milion deri në vitin 2030”, ka thënë Saba.
Kostoja për milje nga këto makina thuhet se do të jetë 6 cent. Shpenzimet e sigurimit do të bien, dhe një familje mesatare do të kursejë rreth 5,000 euro në vit.