Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shkoda planifikon modelin Karoq vRS me 300 kuaj fuqi

Prodhuesi çek do t’i ofrojë blerësve versionin sportiv të modelit të tij të ri SUV, ka bërë të ditur njeriu i parë i Shkodës, Bernhard Maier.

Pas promovimit të modelit Karoq, Maier tha për Autocar se ka interesim për modelin sportiv me shenjën vRS, por ende nuk është dhënë “drita jeshile” për prodhimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkoda Karoq në fillim do të prodhohet në pesë versione, dy me benzinë dhe tre me motor dizel. Aktualisht modeli më i fuqishëm është 2.0 TDI me 190 kuaj fuqi. Ky version është i pajisur me ndërruesin automatik të shpejtësive DSG. Automobili prej 0 deri 100 km/h arrin për 7,8 sekonda, derisa shpejtësia e tij maksimale është 211 km në orë.

Nëse vjen deri te realizimi i tij, Karoq vRS mund të ketë motor 2.0 litra TSFI benzinë, për të cilin besohet se do të prodhojë 300 kuaj fuqi. Karoq vRS nga 0 deri 100 km në orë mund t’i arrijë për 6 sekonda, transmeton kp.

Përveç versionit vRS, Maier ka paralajmëruar se Shkoda në të ardhmen planifikon edhe modelin Karoq “plug-in” hibrid.