Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Vazhdon prezantimi i veturave në “Prishtina International Autoshow”

Panairi i veturave të reja “Prishtina International Autoshow” që është hapur për herë të parë në Kosovë, ka tejkaluar çdo pritshmëri të interesimit dhe po konsiderohet si iniciativa më atraktive e realizuar kohëve të fundit.

21 brende të veturave më eminente, të cilat më parë është dashur të blihen në vendet e reja, tashmë lehtësisht mund të blihen në vendin tonë, veçanërisht pas heqjes së doganës dhe akcizës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këto brende gjenden veturat më te njohura të të gjitha kohëve siç janë Ford, Peugeot, Toyota dhe Land Rover.

Prodhuesi amerikan Ford, i pestë në botë bazuar në shitjen e veturave, në këtë panair është paraqitur me 6 modele të reja.

Përfaqësuesi i “Kosova Motors”, i cili reprezenton brendet Ford dhe Infinity, Lorik Sinani tregoi për rëndësinë e këtij evenimenti dhe për kushtet e volitshme të blerjes së veturave në ditët e sotme.

veturë këtu mund të blihet përmes kredisë, përmes bankave të ndryshme, të cilat edhe ato të gjitha kanë çmime ose interes preferencial për këtë panair, kështu që është një mundësi e mirë që secili që dëshiron me marrën një veturë të re, me ardhur këtu me i pa ofertat, me i pa çmimet edhe me këqyr cila veturë i përshtatet më së shumti”, tha ai.

Kompania e njohur franceze Peugeot ka prezantuar pothuajse të gjitha modelet e fundit, madje ndër to edhe veturën e vitit që konsiderohet Peugeot 3008, me 7 ulëse, shitjet e së cilës në Evropë fillojnë në shtator, ndërsa në Kosovë ajo veç se është në dispozicion. Këtë gjë e ka bërë të ditur menaxheri i shitjes në këtë kompani, Halil Elshani.

{gallery}

Elshani ka treguar se aktualisht veturat e reja janë më lirë se veturat e vjetra dhe se heqja e doganës ka ndihmuar në rritjen e interesimit për vetura të reja.

Ndërkohë që për çmime ka treguar se ka shumë varietete varësisht nga modeli i preferuar i klientit.

“Çmimet variojnë varësisht prej modelit, ka model që fillon edhe me 9.000 euro, por mund të shkojnë edhe deri në 40.000 euro, varësisht prej modelit që e zgjedh klienti”, u shpreh ai.

Organizatori i këtij panairi, njëkohësisht edhe përfaqësuesi i Toyota-s, Bujar Hoxha ka treguar se 7 vetura janë prezente në këtë panair të pasura me teknologjinë e fundit hibrid, e cila konsiderohet më e reja aktualisht.

“Toyota është prezente në këtë panair me 7 vetura, prej veturave më të vogla, prej Toyota Yaris, Toyota Auris, Toyota Corolla, Toyota Venze, Toyyota Landcruser 4 edhe modeli më i ri CHR. Pasi që është modeli më i ri i vitit 2017, jemi duke e promovuar këtë veturë, e cila ka një stil diçka pak më ndryshe, është më e bukur, ky model i veturës e ka teknologjinë më të re hibride. Është teknologji të cilën Toyta e prodhon që nga viti ’97 që 20 vite e prodhon hibridin, ndërsa në Kosovë kemi filluar që ta shtyjmë më tepër pasi që edhe trendet në Evropë janë që të shkohet nga hibridi”, tha ai për kp.

Në Kosovë, modelet e reja të markave Volkswagen, Audi, Skoda dhe Porsche mund t’i gjeni në autosallonin “Porsche Kosova”.