Prodhuesi francez i veturave, Renault ka ndaluar prodhimin në disa vende të shtunën për të parandaluar shpërndarjen e sulmit global kibernetik, i cili ka paralizuar sistemin kompjuterik të tyre, kanë treguar nga kjo kompani, raporton Reuters.
“Masat parandaluese janë vënë në detyrë, duke përfshirë pezullimin e përkohshëm të aktivitetit industrial në disa zona”, kanë treguar nga kjo kompani, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjykatë në Paris ka hapur hetimet për këtë sulm, ku përfshihet “Renault dhe viktimat e tjera të mundshme”, ka thënë një burim i Reuters brenda gjykatës.
Fabrika e Renault në Sandouville në veriperëndim të Francës është njëra nga fabrikat që ka ndaluar prodhimin, ndërsa nuk kanë treguar të gjitha vendet e prekura nga sulmi.
Prodhuesi i veturave është kompania e parë e madhe në Francë që ka raportuar se është prekur nga ky sulm, i cili ka prekur qindra kompjuterë në afër 100 shtete.
Edhe prodhuesi rumun i veturave Dacia, në pronësi të Renaultit, ka thënë të shtunën se një pjesë e njësive të saja të prodhimit janë prekur nga ky sulm i madh global.
“Një pjesë e prodhimit të Dacias në Mioveni është prekur nga mosfunksionimi i sistemeve të IT-së dhe disa punëtorë janë kthyer në shtëpi”, ka thënë Dacia në një deklaratë për media.
“Janë marr masat për të parandaluar zgjerimin e mosfunksionimit, i cili në shikim të parë duket se është pasojë e sulmit global kibernetik”.