Fiat Chrysler Automobiles NV, ka treguar se do të tërheqë më shumë se 1.25 milionë furgon në të gjithë botën për shkak të një defekti softuerik, i cili ndërlidhet me një aksident me fatalitet dhe dy me lëndime, transmeton koha.net.
Gabimi softuerik mund të bllokoj në mënyrë të përkohshme air bag-ët anësorë e edhe rripat e sigurisë gjatë aksidenteve, duke lejuar që pasagjerët të mbeten të pambrojtur, ka treguar prodhuesi i veturave Italian-Amerikanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania do të ri-programoj modulet kompjuterike në veturat e prekura për ta përmirësuar këtë gabim.
Tërheqja e 1.02 milionë veturave është në SHBA, të modeleve Ram 1500 dhe 2500 dhe Ram 3500 të viteve 2014-2016, në Kanada 216 mijë furgonë, në Meksikë 21,668 dhe 21,530 të tjerë në Amerikën e Veriut, ka treguar kjo kompani.
Fiat Chrysler ka thënë se tërheqja e tyre do të filloj në korrik të këtij viti.