Për herë të parë në Kosovë është bërë hapja e panairit të automjeteve të reja "Prishtina International Autoshow" në të cilën marrin pjesë 21 brende të njohura të veturave.
Gjatë hapjes së këtij panairi, ministrja në detyrë e Tregtisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë këtyre dy viteve e gjysmë është punuar në reforma, në mënyrë që të ketë një ambient më të mirë të të bërit biznes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se një ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit janë edhe veturat e vjetra. Sipas tij, zvogëlimi i numrit të veturave të vjetra dhe rritja e numrit të veturave të reja do të ndikojë në përmirësimin e ambientit në Prishtinë, transmeton Kosovapress.
Organizatori i këtij panairi, Bujar Hoxha, u shpreh se tani kushtet për blerjen e veturave janë më të mira, pasi është bërë heqja e doganave dhe nuk ka arsye që njerëzit të blejnë vetura në vendet përreth.