Prodhuesi gjerman i veturave BMW Group do të rrisë kapacitetin e prodhimit vjetor deri në 3 milionë vetura deri në vitin 2020 dhe planifikon që X5 ta prodhojë në Kinë, transmeton koha.net.
BMW Group, ku përfshihen edhe markat Mini e Rolls-Royce, e që prodhuan 2.37 milionë vetura gjatë vitit të kaluar, planifikon që ta dyfishojë kapacitetin e prodhimit në Kinë deri në 600 mijë vetura, raporton gazeta gjermane Handelsblatt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Amerikën e Veriut dhe Meksikë, kapaciteti i prodhimit do të rritet deri në 750 mijë vetura nga 410 mijë që është tani, shkruan kjo gazetë, duke cituar se marka e BMW dëshiron të mundë rivalin Mercedes-Benz, në sasi të veturave, raporton reuters.