Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW X5 M i ri me 575 kuajfuqi

Është përgatitur edhe një BMW X5 M i modifikuar, dhe kësaj here për këtë është përgjegjës kompania IND Distribution, një kompani e cila merret me modifikimin e veturave.

Fjala është për modelin X5 M me eksterier ngjyrë të zezë Jet, një numër të elementeve të aerodinamikës të bëra nga fibra të karbonit, duke përfshirë spoilerin e përparmë, set pragjesh, difuzerin e pasmë, spoilerin e pasmë mbi çati etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, ky BMW X5 M i modifikuar vjen edhe me maskën e përparme me ngjyrë të zezë, amortizatorët sportiv, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe me set të ri të rrotave HRE P201 me diametër prej 22-inç.

Nën kofanon e këtij modeli gjendet motori 4.4-litër V8 TwinPower me kapacitet prej 575 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.

{gallery}