Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW shënon rritje të fitimeve

Prodhuesi gjerman i automobilave BMW shënoi rritje të fitimit neto në çerekun e parë të këtij viti si rezultat i shitjeve më të mëdha në Evropë, SHBA dhe Azi.

Kompania me seli në Munih njoftoi të enjten se ka fituar 2,15 miliardë euro në çerekun e parë, 31 për qind më shumë se sa në të njëjtin çerek të vitit të kaluar, kur fitimi i saj ishte 1,64 miliard euro. Shitja në Kinë shënoi rritje 12 për qind, ndërsa në SHBA ishte vetëm 0,7 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania planifikon që të zhvillojë shitjen e automjeteve elektrike dhe pret që deri në vitin 2021 të hedhë në treg automjetin elektrik “iNEXT”, me autonomi të plotë automatike.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Harald Kruger tha se kompania po punon në rritjen e veturave elektrike në 100.000 sosh në vit, transmeton KP.