Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW X4 coupe SUV spiunohet para prezantimit

BMW është duke e zgjeruar në masë të madhe linjën për modelet SUV, ndërsa X4 Coupe SUV tashmë është spiunuar para prezantimit, që do të jetë më 2018-ën, transmeton koha.net.

BMW gjatë vitit të kaluar ka shitur afër 60 mijë X4s, duke rritur shitjet e tyre për 5.5 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fotografitë e spiunuara shihet një dizajn i moderuar i BMW X4 coupe SUV i madhësisë së mesme, me mbrojtës të ri e me pamje më të moderuar.

BMW që nga viti 2014 nuk ka ndryshuar dizajnin e X4 deri tani, kur pritet të prezantohet e të dalë në shitje në vitin 2018.

BMW X4 coupe SUV i ri ka një platformë të re, e cila i hap dyert edhe teknologjisë hibride.

Motorin pritet ta ketë 2.0 litërsh me benzinë së bashku me një tjetër elektrik, të cilët në kombinim prodhojnë 249 kuaj fuqi.

{gallery}