Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Testohet mbi liqen prototipi i veturës së re fluturuese

Kjo nuk është fantashkencë. Një numër i kompanive të vogla dhe atyre të mëdha hapësinore, janë duke u përpjekur që të ndërtojnë një avionë personal me të cilin mund të fluturoni rreth qytetit.

Inxhinieri Kitty Hawk i kompanisë së vogël Silicon Valley, ka pilotuar një veturë fluturuese mbi një liqen rreth 100 kilometra në veri të San Franciskos, shkruan New York Times, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo veturë fluturuese është e hapur, peshon rreth 100 kilogramë, ka hapësirë për vetëm një person, si dhe ka tetë bateri të cilat bëjnë zhurmë sikur një motoskaf.

“Më pëlqen ideja që të dalë në oborrin tim dhe të hipi në veturën time fluturuese”, tha Brad Templeton, sipërmarrës i Silicon Valley i cili ka shërbyer si konsulent në projektin vetë-vozitës të Googlet. “Urrej idenë që fqinji im të ketë një të tillë në oborrin e tij”.

Inxhinieri Hawk dëshiron që sa më shpejtë ta përfundojë këtë projekt dhe të fillojë të shesë veturën e tij fluturuese në fund të këtij viti.