Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Së shpejti Audi Q4 RS me 400 kuajfuqi

Në treg pritet të arrijë në vitin 2019 dhe shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për rreth 4 sekonda.

Krerët e gjigantit të veturave Audi kanë dhënë dritën jeshile që etika RS të vendoset në modelin Q4, transmeton Koha.net. Ky nuk ishte një vendim aspak i vështirë, sepse SUV-ët janë modelet më të kërkuara në treg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Audi Q4 RS vjen me motor të njëjtë sikur të modelit RS3 dhe RS TT. Fjala është për motorin me pesë cilindra 2.5-litër TFSI e me kapacitet prej 400 kuajfuqi.

RS3 me këtë motor shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 4,1 sekonda, prandaj aty afër do të sillet edhe përshpejtimi i Q4 RS. Po ashtu, spekulohet se SUV-i sportiv mund të ketë edhe mbi 400 kuajfuqi.

Përveç etiketës RS, Audi Q4 në të vërtetë do të jetë në dispozicion edhe në version hibrid në të ardhmen.

{gallery}