Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, ka njoftuar se gjenerata e re e veturave elektrike, e cila do të lansohet deri në vitin 2020, do të ketë çmim të njëjtë sikur veturat e saj të zakonshme.
Qëllimi i tyre është që veturat elektrike të jenë sa më të përballueshme për blerësit e kategorisë së mesme, gjë që e cila do të çojë në përdorim më të gjerë veturat elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në bisedë me gazetarët në panairin e veturave në Shanghai, kreu i departamentit të Volkswagenit për zhvillimin e veturave elektrike, Christian Senger, ka thënë se ka pasur një përparim i rëndësishëm në drejtim të uljes së çmimit të veturave elektrike të cilat sot janë të shtrenjta për shumicën e blerësve potencialë, transmeton Koha.net.
“Ulja e çmimeve të tanishme të modeleve elektrike në nivel të veturave me benzinë dhe naftë, paraqet një revolucion në industrinë e automobilizmit sepse modelet elektrike ngadalë do të mund të zëvendësojnë veturat e zakonshme me karburant”, ka thënë Senger për Car Advice.
Ai shtoi se Volkswagenit i nevojitet të ndërtojë imazh të ri pas skandalit Diesel që ka ndodhur në vitin 2015 dhe se lansimi i serisë së modeleve elektrike është një shans që ky prodhues të ndërrojë imazhin negativ të tij në publik.
Volkswagen planifikon që deri në vitin 2025 prodhimi dhe shitja e modeleve elektrike të arrijë në 3 milionë vetura, dhe mënyra e vetme për të arritur këtë qëllim është që blerësve t’u ofrohet çmim i përballueshëm i veturave elektrike.

Gjiganti gjerman kohëve të fundmi ka prezantuar tre koncepte të modeleve të ardhshme elektrike – ID Hatchback në panairin e veturave në Paris në vitin 2016, ID Buzz minibus në Detroit në fillim të vitit 2017, si dhe Crossoverin më të fundit ID Crooz në panairin aktual të veturave në Shanghai.