Kompania e njohur britanike e veturave sportive, McLaren, pritet që së shpejti të vijë me shumë risi.
Momentalisht, McLaren në ofertën e saj ka në dispozicion 12 modele në tre seria – Super Series, Sport Series dhe Ultimate Series, por kjo do të ndryshojë, transmeton Koha.net. Udhëheqësit e kësaj kompanie britanike paralajmërojnë 14 modele të reja sportive për pesë vitet e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShitja e modeleve aktuale është duke shkuar shumë mirë dhe zgjerimi i ofertës duket një lëvizje logjike.
Mbetet të shihet se çka kanë në plan britanikët, cilat dhe çfarë modele do të sjellin. Megjithatë, një gjë është e sigurt, SUV apo Crossover, duhet të mos i presim, nëse në McLaren nuk i kanë paramenduar.