Motoçikleta e vjetër britanike do të dalë në shitje për rreth 700 mijë euro, duke thyer rekordin botëror si motoçikleta e shitur më së shtrenjti ndonjëherë, transmeton koha.net.
Motoçikleta 1928 Brough Superior SS100 konsiderohet si “Motoçikletë e Rolls-Royce”, ndërsa për dekada me radhë ka qenë shumë e dëshiruar nga entuziastët e motoçikletave në të gjithë botën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo1928 Brough Superior SS100 mund të arrijë shpejtësinë maksimale rreth 200 kilometra në orë, e edhe pse është 89 vjet e vjetër, është në gjendje të shkëlqyeshme.
Në vitin 1931 motoçikleta ishte emërtuar si “makina më e shpejtë në botë në pronësi private”.
Rekordi i mëparshëm i motoçikletës britanike që është shitur më së shtrenjti ka qenë 1934 Brough Superior BS4, e cila është shitur për 400 mijë euro në vitin 2016.
{gallery}