Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Gjykata në SHBA dënon Volkswagen me tre vjet mbikëqyrje

Një gjykatë federale në Detroit ka dënuar prodhuesin gjerman të veturave, Volkswagen me tre vjet mbikëqyrje, si pjesë e dënimit prej 4.3 miliardë dollarësh të shpallur në janar, transmeton koha.net.

Marrëveshjes për pranimin e fajësisë, e quajtur “Organizimi i provës” i është shtuar edhe mbikëqyrja prej tre vjetësh, të cilën do ta bëjë një kompani e pavarur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo është një çështje e mashtrimit të qëllimshëm e masiv”, ka thënë gjyqtari Sean Cox, gjatë aprovimit të marrëveshjes e cila i kërkon prodhuesit gjerman të bëjë reforma të mëdha.

Ai gjithashtu ka aprovuar gjobën penale prej 2.8 miliardë dollarë si pjesë e dënimit. Cox po ashtu ka pranuar marrëveshjen e arritur në mes të Volkswagen dhe qeverisë së SHBA-së, ndërsa ka refuzuar thirrjet nga avokatët që përfaqësojnë klientët individualë që dëshirojnë të padisin VW.

Volkswagen është shpallur fajtor në mars për mashtrim, pengim të drejtësisë dhe falsifikim të deklaratave pas pranimit të fajësisë për instalimin e softuerit të fshehtë që mashtronte me emitimin e gazrave në 580 mijë vetura në SHBA.