Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kështu mund të duket modeli i ri sportiv i Alfa Romeos

Pas promovimit të disa modeleve të reja (Giulia dhe Stelvio), kompania e njohur italiane Alfa Romeo deri në vitin 2020 do të prezantojë edhe disa risitë.

Ndërmjet këtyre risive do të jenë edhe dy SUV-a të reja, një Sedan i madh dhe Hatchback i ri (në të vërtet pasardhës i Giuliette), si dhe dy modele “të veçanta” ku njëri prej tyre mund të jetë në version sportiv.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përderisa jemi duke pritur për gjithë këto modele të reja, dizajneri i pavarur Alex Imnadze ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket modeli i ardhshëm sportiv i Alfas, transmeton Koha.net.

Vizioni i Alexit për modelin sportiv të Alfa Romeos është 6C Disco Volante. Ai për këtë model sportiv ka parashikuar dy dyer, sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, rrotat e mëdha, mbrojtëset anësore më të theksuar, si dhe dritaret anësore shumë të vogla.

Por, kjo është vetëm një ide dhe nuk dihet nëse në të ardhmen diçka e tillë mund të shfaqet.

{gallery}