Kolosi japonez i automjeteve, Honda, njoftoi të martën tërheqjen nga tregu të 172.874 makinave për shkak të problemeve në airbag...
Kolosi japonez i automjeteve, Honda, njoftoi të martën tërheqjen nga tregu të 172.874 makinave për shkak të problemeve në airbag.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një lajmi të gazetës indoneziane "Jakarta Globe", arsyeja e tërheqjes së automjeteve nga tregu është një problem në jastëkët e ajrit. Kjo gazetë ka theksuar se ky është një operacion i shkallës botërore.
Procedurat e tërheqjes së modeleve Accord, City, Civic, CR-V, Jazz, Freed dhe Odyssey pritet që të nisin më 10 prill, sqaron e përditshmja indoneziane.
Zyrtarët e Honda-s në Indonezi siguruan se ndryshimi i pjesëve të dëmtuara të këtyre makinave do të bëhet falas.