Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këtë javë s’ka seancë të Kuvendit, shkak seanca ndaj Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj tha se me kërkesë të tij seancë plenare nuk do të ketë për këtë javë, për shkak të seancës gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, që do të mbahet pikërisht këtë të enjte.

Seanca e radhës do të mbahet të martën e javës së ardhshme, më 11 prill, ku do të vazhdohet diskutimi për pikat e mbetura nga seanca e fundit e Kuvendit e datës 31 mars.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lekaj ripërsëriti se ky koalicion sa më parë duhet të shkojë në shtëpi është aq më mirë për qytetarët.

Ai tha se në një vizitë në Bundestag kanë marrë kritika se kjo qeveri nuk po punon, porse kritika kanë marr edhe ata si opozitë.

Sipas Lekajt, këto kritika në adresë të opozitës kanë ardhur për shkak të veprimeve që i ka bërë kundër demarkacionit dhe asociacionit.

Ndërsa deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se në këtë mbledhje nuk u diskutua për demarkacionin. Ajo tha se kurdo që ai të vijë në Kuvend, qëndrimet dhe veprimet e VV-së do të jenë të njëjta, raporton KP.

Deputetja Haxhiu paraqiti shqetësimin se Kuvendi është bërë jofunksional pasi disa seanca janë duke dështuar për shkak të kuorumit.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se qeveria është shumë stabile dhe nuk qëndrojnë ato që po thuhen nga opozita. Sipas tij, nuk është arsye dështimi i disa seancave që të kërkohen zgjedhjet.

Beqiri shtoi se në kohën e duhur qeveria do ta procedojë demarkacionin në Kuvend por nuk ka saktësuar se kur mund të ndodh kjo.