Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria e Shtetit pret raportin e obduksionit për të zbuluar shkaktarin e vdekjes së Naser Makollit

Prokurori i Shtetit, respektivisht prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dje më 3 prill 2017, nga Policia e Kosovës është njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan në QKMF në Lipjan është sjellë pa shenja jete personi N.M. (Naser Makolli).

Prokurori kujdestar nga kjo prokurori, posa ka pranuar këtë informacion ka dalë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të tij rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, 4 prill 2017, prokurori kujdestar së bashku me një prokuror tjetër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë marrë pjesë në kryerjen e autopsisë së N.M., në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku të ndjerit N.M. i janë marrë të gjitha mostrat, si të gjakut, urinës, mostrat për analiza toksikologjike, të cilat me urgjencë janë dërguar për ekzaminim në laborator”, thotë Prokuroria e Shtetit.

Ndërkaq, theksohet se pas sigurimit të raportit të ekspertizës së obduksionit – lidhur me shkaktarin e vdekjes dhe pas analizimit të të gjeturave tjera, të deklaratave të të gjithë dëshmitarëve, pas ekzaminimit të provave materiale që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, incizimeve dhe mostrave të ushqimit që janë marr në vendin e ngjarjes, do të nxirret përfundimi lidhur me shkaktarin e vdekjes së të ndjerit Naser Makolli.