Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i ATK-së i dorëzoi ministrit Hoti raportin vjetor të punës së këtij institucioni

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri i dorëzoi ministrit të Financave, Avdullah Hoti Raportin e Punës për vitin 2016.

Me këtë rast, drejtori Imeri tha se është i kënaqur që po dorëzon këtë raport brenda afatit ligjor ashtu siç është përcaktuar me ligj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Krahas qëllimit kryesor në vjeljen e të hyrave, ATK zhvillon aktivitete të shumta të bazuara në Planin Strategjik 2015-2020, si dhe planet tjera vjetore e periodike duke ofruar shërbime më të mira për tatimpaguesit, ngritje të profesionalizimit e transparencës, perceptim më të mirë mbi integritetin dhe ndershmërinë drejt ngritjes vullnetare në pagesën e tatimeve”, tha Imeri, raporton KP.

Ndërsa, ministri Hoti gjatë pranimit të raportit tha se kjo është hera e parë që raporti vjetor dorëzohet në Ministrinë e Financave formalisht, ashtu siç e thotë edhe ligji.