Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në dy shkolla të mesme të Manastirit hapen tre paralele në gjuhen shqipe

Në Manastir do të hapen paralele në dy gjuhë në dy shkolla të mesme. Sipas konkursit më të ri të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018, 102 nxënës do të mund të mësojnë në gjuhën shqipe.

Dy paralele, sipas Tetova Sot, do të hapen në shkollën e përgjithshme të mesme ”Taki Daskalo”, i njohur si gjimnazi i poshtëm, kurse paralelja e tretë do të hapet në shkollën mjekësore ”Dr Jova Kallauz”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Snezhana Petrovska nga Këshilli për arsim në komunën e Manastirit thotë për agjencinë META se edhe më herët ka patur konkurse, por nuk ka patur numër të mjaftueshëm nxënësish për të krijuar paralelet.

këto dy shkolla kanë kërkuar nga Ministria në fjalë që të hapen paralele në gjuhën shqipe, kërkesa të miratuara në Këshillin e arsimtarëve.