Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Askush s’mund t’i vë veto themelimit të Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se themelimi i ushtrisë tashmë është domosdoshmëri.

“Iniciativën ligjore për FSK-në e kam marrë duke qenë i bindur se tashmë janë shterur të gjitha mundësitë për themelimin e saj përmes Kushtetutës. Kjo ka ardhur edhe si nevojë pasi pa ushtri Kosova nuk mund të jetë në NATO. Emërtuesi i përbashkët është se institucionet e Kosovës, partitë parlamentare dhe jo parlamentare por edhe shoqëria civile dhe qytetarët janë për ushtrinë”, ka thënë Thaçi në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë si Komandat suprem i saj jam për ushtrinë e Kosovës por dua t’i ruaj edhe marrëdhëniet me aleatë. Është i mirë fakti se aleatët kanë ofruar ndihmën në bindjen e të gjithë aktorëve në këtë proces”, ka shtuar ai.

Presidenti potencoi se serbët tashmë janë kthyer në parlamentin e Kosovës ndërda shfaqi shpresën se edhe procesi i shndërrimit të FSK-së në Ushtri do të përmbyllet me përfshirjen e tyre.

“Askush nuk mund të përdor veto për themelimin e ushtrisë së Kosovës”, theksoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi thotë se nuk e ka ndërmend të komentoj deklaratat e askujt e as të ambasadorit Amerikan, Greg Delawie për çështjen e Ushtrisë, por ka ripërsëritur se Kosova është vonuar dhe iniciativa e tij është kushtetuese.

“Ne do të punojmë maksimalisht deri në ditën e fundit për t’i bindur të gjithë. Kemi një strategji, do të ulemi me serbët dhe do të mundohemi t’i bindim sepse edhe ata janë qytetarë të Kosovës. Ne do të punojmë për ndryshimet Kushtetuese por ligji do të mbetet në agjendë”, ka deklaruar Thaçi.