Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rashiti zbulon detaje nga takimi mes pozitës dhe opozitës

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti me anë të një statusi në Facebook, ka treguar se në takimin e mbrëmshëm mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës është diskutuar për marrëveshjen e demarkacionit, zgjedhjet dhe për tema tjera.

Rashiti, i cili është organizator i këtyre takimeve, këtë takim e ka vlerësuar si jo të lehtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashiti ka paralajmëruar se disa propozime të reja do të vihen për diskutimin liderëve të subjekteve politike.

Ky është statusi i plotë i Rashitit:

Një takim i radhës i dialogut të brendshëm politik u mbajt sonte. Ishte takim shumë i gjatë dhe jo i lehtë; u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, asociacioni i komunave me shumicë serbe, marrëveshja e demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, rregullorja e Kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogu. Disa propozime të reja do të i vihen për diskutim liderëve të subjekteve respektive.