Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja nuk tërhiqet nga kriteri i demarkacionit

Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kthim mbrapa sa u përket kritereve që Kosova ka marrë përsipër t’i përmbushë në synimin drejt lëvizjes pa viza në zonën Schengen. Kryeministri Isa Mustafa tha në fundjavë se gjatë vizitës në vendet e BE-së ka kërkuar që të modifikohet kriteri i demarkacionit, në mënyrë që fillimisht të mundësohet lëvizja pa viza, pastaj të zgjidhet çështja e demarkacionit.

Kur janë pyetur nëse janë të gatshëm ta modifikojnë kriterin e demarkacionit, Zyra e BE-së në Prishtinë ka përmendur obligimet që dalin nga udhërrëfyesi për viza, të cilat janë mishëruar në Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2016, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bazuar në progresin e përgjithshëm të arritur nga Kosova në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin për liberalizimin e vizave më 4 maj 2016 në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, Kosova do të ketë ratifikuar Marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe të ketë forcuar regjistrin e vet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, i është përgjigjur pyetjes zëdhënësja e Zyrës së BE-së, Dinka Zhival, nëse mund të ketë modifikim të kriterit të demarkacionit, ashtu siç kërkoi kryeministri Isa Mustafa... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22