Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka marrëveshje nga takimi i sotëm pozitë – opozitë

Takimi i mbajtur në orët e vona të ditës së sotme, mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave, ka përfunduar pa marrëveshje.

Siç raportohet, në takim është diskutuar për demarkacionin, ushtrinë, asociacionin dhe zgjedhjet. Pas përpunimit të takimit, nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se në takim ka pasur shumë diskutime, por që Vetëvendosje i ka mbrojtur qëndrimet e veta.

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma, pohoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takim.

Ndërsa përfaqësuesit e pozitës nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen.

Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që si më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha. Kjo është hera e parë, ku në takim u diskutua edhe çështja e transferimit të FSK-së në ushtri, raporton Ksp.