Me shumë pompozitet, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, deklaroi se posa të kthehej në Kuvend Lista Serbe, do të shqyrtohej edhe Projektligji për Arsimin e Lartë, por kjo nuk ndodhi.
Tërheqjen e projektligjit e kërkoi kryetari i Komisionit për Arsim, Nait Hasani, por në fakt anëtarë të tjerë të komisionit mendojnë se kjo ishte kërkesë e vetë ministrit Bajramit, i cili nuk pati guximin ta bëjë këtë publikisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, thotë se ky projektligj është larguar nga Kuvendi vetëm që të bëhen pazare me Listën Serbe.
Asistenti i ministrit, Faton Fetahu, thotë se nuk është e vërtetë që ministri ka kërkuar diçka të tillë, pasi vetë kërkoi që sa më shpejt të procedohet ky projektligj në Kuvend.
Për t’u dërguar sërish në kuvend ky projektligj, i duhet të kalojë procedurat fillestare dhe, duke pasur parasysh se ka afër 2 vite që po i ndjek këto procedura, njohësit e arsimit thonë se nuk është e mundur që të kemi një Ligj të Ri për Arsimin e Lartë të paktën edhe për 1 vit.