Kompania për shitjen e derivateve të naftës, Hib Petrol, është ndër të parat kompani që ka vendosur arkat fiskale.
Por, paralajmërimi për futjen e një sistemi të ri të arkave fiskale ka ngritur shqetësimet te ta, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarë të kësaj kompanie thonë se vlera e deritashme e vendosjes së arkave fiskale tejkalon 200 mijë euro. Të njëjtit kërkojnë nga qeveria të mos ndërmarrë asnjë hap pa u konsultuar me bizneset.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, është përpjekur që t’i qetësojë bizneset, duke thënë se nga kjo iniciativë, ato nuk do të kenë asnjë shpenzim shtesë.
Por, me këto deklarata nuk pajtohen përfaqësuesit e kompanive që merren me shpërndarjen e arkave fiskale.
Madje thonë se drejtuesit e ATK-së e kanë pranuar se sistemi i ri do të ketë kosto për bizneset.
Sipas të dhënave të kësaj shoqate, nga një proces i tillë pritet të preken 30 mijë biznese që tashmë janë të fiskalizuara.