Tashmë është bërë normale për Kuvendin e Kosovës që seancat të ndërpriten në mungesë kuorumi. As ndëshkim për deputetët që nënshkruhen për mëditje e nuk qëndrojnë në sallë plenare nuk ka.
Por, analisti Driton Selmanaj, kërkon që ndëshkimi të vijë nga qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës ka numëruar mijëra mungesa që deputetët kanë bërë vetëm gjatë vitit 2016, që thotë se është tepër shqetësuese.
Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj, thotë se më e ndershme do të ishte sikur liderët të vendosin për zgjedhje derisa organi më i lartë ligjvënës në vend nuk funksionon.
Ndryshe, seanca që dështoi të premten e shkuar në mungesë kuorumi nuk dihet se kur do të mbahet, meqë kryesia nuk është mbledhur fare këtë të hënë.