Me ftesë të ministrit të Bujqësisë së Republikës së Kroacisë, Tomislav Tolusiq, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga Avdullah Kryeziu, drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe Bekim Hoxha, drejtor i Departamentit të vreshtarisë dhe verarisë në MBPZhR, kanë nisur sot një vizitë zyrtar tri ditëshe.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Kosova do të vizitojë Komunën e Ozalje, ku do të pritet në takim nga kryetarja e kësaj Komuna, Gordana Lipshiniq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë agjendën e ditë së parë të kësaj vizite është e parapare nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy Komunave, në fushën e sektorit të vreshtarisë dhe verëtarisë, turizmit rural, kulturës dhe fushave tjera të ekonomisë. Po ashtu do të realizohet vizita e njërit prej përpunuesve të verës (OPG Verbanek-Vivodinë).
Dita e dytë e vizitës do të jetë vizita në Institutin e verëtarisë dhe vreshtarisë në Zagreb me drejtoreshën e Institutit Ivana Petriq. Gjatë kësaj dite do mbahet takimi me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak.