Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për shëndetësi me shtetin italian, zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti në një takim delegacionin nga Instituti Italian për Bashkëpunim, kryesuar nga Antonella Cortese dhe Pircalo Vincentini.
Qëllimi i këtij takimi ishte investimi në një laborator të mikrobiologjisë, që do të jetë investim i përbashkët i MSH-së me Ambasadën Italiane në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani jemi në fazën e blerjes të pajisjeve”, theksoi Sadiku, duke thënë se MSH do të kontribuojë me 150 000,00 euro, ndërsa pjesën tjetër nga shuma totale prej 258,000 eurove, sa do të kushtojë i gjithë projekti, do ta financojë Ambasada italiane.
Delegacioni italian dhe zëvendësministri Sadiku me këtë rast vizituan Klinikën Infektive me qëllim të identifikimit të lokacionit ku do të vendoset laboratori dhe specifikimit të pajisjeve të nevojshme për laborator në këtë klinikë.