Bill Clinton është përlotur në një restorant kur një kamarier shqiptar i ra në gjunjë duke e falënderuar atë se ia kishte shpëtuar jetën.
Ish-presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë ishin duke darkuar në restorantin “Sea Fire Grill”, në New York, transmeton Koha.net. Derisa ata darkonin, kamarieri – një emigrant shqiptar – i është afruar te tavolina, i ka rënë në gjunjë dhe i ka thënë Billit: “Zotëri, dua t’ju falënderoj. Mos të kishe qenë ti, nuk do të isha gjallë sot”, raporton TMZ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKamarieri i tregoi Billit dhe Hillaryt një histori pikëlluese. Ai tregoi se është një emigrant i cili kur ishte 16 vjeç kishte përjetuar luftën në Kosovë dhe pastaj ka ikur pa e ditur se ku po shkon. Po ashtu, ai i tha ish-presidentit sesi babai i tij dhe anëtarët e tjerë të familjes u torturuan gjatë luftës.
Kamarieri 32 vjeç, i cili në Shtetet e Bashkuara ka arritur në vitin 1999, i tha Clintonit se ushtria e Amerikës, të cilën ky i fundit e ka autorizuar, ka përzënë forcat serbe nga Kosova gjë që çoi në paqe dhe mbijetesën e tij.
Sipas TMZ-së, Presidenti Clinton është emocionuar shumë, ndërsa ia ka shtrënguar dorën kamarierit dhe është përlotur.
Kamarieri ndihet i frikësuar duke pasur parasysh klimën aktuale mbi emigracionin në SHBA dhe nuk ka dashur që të publikohet emri ose fotoja e tij, thekson TMZ.
Pjesa më e madhe e stafit të këtij restoranti është nga Shqipëria dhe Clintonët pas darkës kaluan një kohë me ta duke i përshëndetur dorë-më-dorë gjithë stafin.
© KOHA