Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e dy rrugëve në Suharekë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net
Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve Mushtisht – Shtërpcë në vlerë prej 1,000,000 eurosh dhe Nishor – Bellanicë (Suharekë – Malishevë) në vlerë prej 150,000 eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe anë të këtij Memorandumi janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë për të dyja palët, me të cilin MI obligohet t’i sigurojë mjetet për të dy projektet, pagesat e të cilave do të bëhen në pajtim me realizimin e punimeve/furnizimeve sipas kushteve të kontratës.