Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Shqipërisë vendosi të hënën me 4 vota pro dhe 2 vota kundër që të emërojë 45 anëtarë dhe 45 sekretarë te komisioneve zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Sipas Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike dhe Partia Republikane, parti e parë dhe e dytë e opozitës parlamentare, nuk paraqitën asnjë kandidaturë për anëtarë të KZAZ-ve, duke e detyruar Komisionin të nisë procedurat për plotësimin e vakancës në këto komisione, përmes përzgjedhjes së shtetasve të emëruar kryesisht nga KQZ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike u shprehën kundër listës së hartuar nga administrata zgjedhore, e cila sipas tyre përfshin individë të angazhuar politikisht. Juristi Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së në KQZ, tha se emrat për anëtarë të KZAZ-ve janë aktivistë të Partisë Socialiste, kryesisht mësues dhe infermierë. Ky proces, sipas tij, është i orkestruar politikisht. “Dyshimet tona vijnë pas një verifikimi të hollësishëm, ku lista na figuron me emra militantësh të PS-së në pushtet, që janë të urdhëruar për të delegjitimuar procesin”, tha ai.
Por, kryetari i KQZ-së, Denar Biba duke e cilësuar retorikë qëndrimin e ekspertëve ligjorë të PD-së, pohoi se zgjedhjet e 18 qershorit duhet të bëhen dhe do të bëhen.
“Ky është misioni i KQZ-së, që tú japim qytetarëve procesin. Personalisht, zgjedhjet pa opozitën nuk më pëlqejnë, por kjo është ajo drejt së cilës po shkojmë. Ne kemi detyrimin ligjor që më 18 qershor qendrat e votimit të jenë të hapura dhe kutitë e votimit të jenë aty, strukturat e KQZ-së të jenë aty dhe qytetarët, me pjesëmarrjen e tyre do ta legjitimojnë ose delegjitimojnë këtë proces. Mendoj se zgjedhjet pa opozitën mbeten gjysmake, por më mirë një proces joperfekt se sa pa proces fare”, u shpreh kryetari Biba.