Deklaratat e deputetes së VV-së, Donika Kadaj – Bujupi, se ministri Hoxhaj ka kërkuar takim me dyer të mbyllura me Komisionin për Stabilizim Asociim, i ka përgënjeshtruar shefi i Kabinetit të Hoxhajt, Bashmir Xhemaj.
Xhemaj, për Koha.net, ka thënë se takimi i sotëm me Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim është përcaktuar të jetë i mbyllur nga Kuvendi, i cili është edhe ftues i këtij takimi dhe e përcakton formatin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhemaj ka thënë se Kadaj as që e ka braktisur takimin, pasi që e njëjta vetëm ka dalë ka dhënë deklaratën për gazetarët dhe më pas është kthyer dhe e ka ndjekur mbledhjen deri në fund.
“Është absurde dhe gati e pakuptimtë kjo sjellje e deputetes. Se pari Kuvendi e ka dërguar ftesën dhe është dakorduar të jetë takim i mbyllur. Por çfarë është më ironike është fakti se ajo ka dalë sa për të bërë një lajm që po e braktisë mbledhjen por në fakt më pas është kthyer dhe e ka ndjekur mbledhjen deri në fund”, ka thënë Xhemaj.