Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria, gati ta përcjellë demarkacionin në Kuvend

Mungesa e numrave në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ka bërë që kryeministri Isa Mustafa t’i kërkojë Bashkimit Evropian modifikimin e këtij kriteri të domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Kryeministri ka thënë të ketë kërkuar nga vendet anëtare të BE-së që kosovarët fillimisht të lëvizin lirshëm e më pas ta zgjidhin çështjen e demarkacionit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por zyrtarë të Brukselit, në vazhdimësi e kanë bërë të qartë se kriteri i demarkacionit, si dhe lufta efikase kundër krimit dhe korrupsionit, janë kritere të pakalueshme, pa përmbushjen e të cilave Kosova nuk do të mundë të futet në zonën Schengen.

Me gjithë paralajmërimet, Qeveria deri më tani është rezervuar që Marrëveshjen ta dërgojë në Kuvend. Për kalimin e saj duhen mbi 80 vota të deputetëve. Edhe pas kthimit të Listës Serbe, partnerët e koalicionit aktualisht nuk i kanë numrat, për shkak se deputetë brenda PDK-s dhe LDK-së kanë paralajmëruar votë kundër. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.