Rreth 30 mijë arka fiskale mund të dalin jashtë përdorimit për shkak se nuk përkrahin teknikisht sistemin e ri të fiskalizimit, të cilin Ministria e Financave po planifikon të fusë në funksion përmes pakos së re.
Kjo pako fiskale pritet të miratohet në Qeverinë e Kosovës, pas dy javësh, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria shtatë vite pas fillimit të zbatimit të fiskalizimit ka paraparë ndryshime në këtë proces, duke e futur modelin kroat, nëpërmjet të të cilit të dhënat nga shitja shkojnë direkt në Administratën Tatimore të Kosovës, në Ministri të Financave dhe në Dogana të Kosovës.
Kjo planifikohet që të bëhet përmes një softueri që bën lidhjen e këtyre tri institucioneve me pajisjet fiskale në treg. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.