Universiteti i Prishtinës ankohet se ka mungesë të theksuar të bazës ligjore sa u përket aplikimit të standardeve më të larta për sigurimin e cilësisë dhe procesit kredibil të zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik.
Në përgjigjen dhënë gazetës rreth kërkesës së ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, drejtuar rektorit Marjan Dema për zbatim të kritereve akademike në procesin e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, thuhet se sa u përket revistave me recension ndërkombëtar, menaxhmenti konsideron se kjo nënkupton të gjitha revistat nga “Kukësi e Tetova e deri në Zelandë të re”, dhe se këtu i kanë dilemat dhe paqartësitë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Që nga dita e parë e mandatit tonë në krye të UP-së, zbatimi konsekuent i dispozitave ligjore dhe statutare ka qenë dhe mbetet edhe më tutje zotimi ynë. Në këtë drejtim gjithsesi edhe respektimi dhe aplikimi i standardeve më të larta për sigurimin e cilësisë dhe procesit kredibil të zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, për të cilin ka mungesë të theksuar të bazës ligjore dhe njëkohësisht edhe qartësimit të bazës ligjore aktuale”, thuhet në përgjigjen e manxhmentit të Universitetit të Prishtinës.
Sipas tyre, që nga fillimi i punës kanë qenë të hapur ndaj ministrit dhe qytetarëve për ta sqaruar rrugën dhe për ecje përpara të procedurave dhe standardeve. Por, theksojnë se qeverisja e Universitetit duhet të bëhet jo me letra e komunikata, por me akte juridike, të qarta dhe koncize, të cilat UP-ja do t’i zbatonte me saktësinë më të madhe dhe të njëqind për qindtë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.