Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Senatorët e UP-së i gjejnë shumë behane Statutit, po kërkohen ndryshime

Anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës thonë se e kanë diskutuar disa herë çështjen e ndërrimit të statutit të UP-së, pasi ka zbrazëti të shumta ligjore që përdoren lehtësisht, qoftë nga stafi apo edhe studentët.

Anëtari i senatit, Haxhi Gashi, ka thënë se kjo shpërpushje e neneve të dokumentit më të lartë të UP-së, është arsyeja që po nxit kërkesën që ai të ndryshohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rron Gjinovci, i cili monitoron punën e Universitetit, beson se ky ndryshim është i mirëseardhur, pasi kurrsesi nuk po vihet rregull në këtë institucion.

Por, njohës të arsimit thonë se ndryshimi rrënjësor do të ishte i mundur vetëm nëse ndryshimet diskutohen me të gjithë akterët e UP-së.