Kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës e ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret që gjykata në Colmar të enjten të marrë vendim për ekstradimin e tij në Serbi.
“Asnjëherë nuk dihet, por ndjenja ime është që nuk do të nguten. Gjykata do të shqyrtojë informacionet e kërkuara nga Beogradi dhe vendimi mund të merret në javët e ardhshme”, tha Haradinaj në një intervistë për AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj është ndaluar nga autoritetet e Francës më 4 janar të këtij viti, në bazë të një aktakuze të ngritur nga Serbia në vitin 2004 për kinse krime lufte në Kosovë.