Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vujanoviq: Kemi durim për demarkacionin, presim të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se do të presin me durim Kuvendin e Kosovës për të vendosur për demarkacionin e kufirit, i cili vendim, siç tha ai, beson të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Vujanoviq, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka pohuar se Kuvendi i Malit të Zi e ka përfunduar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ndërsa presin që këtë ta bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi durim që të presim ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe besoj që vendimi do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, tha Vujanoviq.