Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSBE] ka konfirmuar se është i gatshëm, që në aspektin teknik, të ndihmojë në grumbullimin e votave brenda Kosovës për zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e kësaj organizate tha se në katër qendra me degë përkatëse, do t’ju mundësojë personave me të drejtë vote që të votojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklarata e OSBE-së vjen një ditë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale që janë paraparë të zhvillohen edhe brenda territorit të Kosovës në vendbanimet me shumicë serbe.
Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE-ja ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës”.
“Misioni i OSBE-së është i gatshëm që të ndërmarrë operacionin e grumbullimit të votave, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Për këtë qëllim, nesër OSBE-ja do të hapë 4 qendra me degë përkatëse, që t’iu mundësojë personave me të drejtë vote qasje në këto zgjedhje. Qendrat do të udhëhiqen nga stafi i OSBE-së. Në përmbyllje të këtij operacioni, materiali do t’i dorëzohet RIK-ut [Komisionit Zgjedhor Republikan] për procedura të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.
OSBE-ja thotë se operacioni i grumbullimit të votave bazohet në modelin e mëparshëm të vitit 2012, 2014 dhe 2016.