Qeveria ka në plan që javën e ardhshme t’i nisë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zhvillimi ndodh vetëm pak ditë pasi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës u janë kthyer institucioneve, pas një bojkoti prej gati gjashtë muajsh, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInformatën për nisjen e këtyre diskutimeve e ka konfirmuar për gazetën zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.
“Pas kthimit të serbëve kosovarë në institucione, nga java e ardhme e diskutojmë edhe këtë çështje”, ka theksuar ai.
Në fund të muajit të shkuar, kryeministri Mustafa pati treguar se ka iniciuar procesin e hartimit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por përfaqësuesit e serbëve nuk i ishin përgjigjur ftesës për t’u përfshirë në proces. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)