Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria kërkon konfiskimin e dy banesave, një shtëpie, një trualli dhe 235 mijë eurove të ish-gjyqtarit Kolë Puka

Dy banesa, njëra në Prishtinë e tjetra në Klinë, një shtëpi dykatëshe, një truall prej 300 metrash katrorë, si dhe mbi 235 mijë euro, Prokuroria ka kërkuar të premten nga Gjykata që t`i konfiskohen ish-gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Kolë Puka.

Kjo pasuri, sipas Prokurorisë, është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Aktualisht gjendet e sekuestruar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo me këtë kërkesë nuk është pajtuar mbrojtja e Pukës, e cila e ka konsideruar kërkesën të pabazuar.

Rreth saj Gjykata pritet të vendosë kur të publikojë aktgjykimin.

Ish-gjykatësi Puka po akuzohet për nxjerrje të paligjshme të vendimeve gjyqësore, për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo të autorizimit, për pastrim parash dhe shmangie nga tatimi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)