Që nga viti 1997 kur filloi të botohej e deri sot, gazeta e përditshme Koha Ditore, ka qenë gazeta më kredibile në Kosovë.
Në mënyrë të veçantë njihet roli që ka pasur kjo gazetë në informimin e publikut shqiptar dhe ndërkombëtar për luftën në Kosovë gjatë viteve 1997-1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash kur Koha Ditore i ka bërë 20 vjet prej se ka nisur të botohet, stafi i saj ka rrëfyer një varg historish interesante për gazetën. Ndër to është edhe ajo për numrin e gaztës që nuk u lexua nga asnjë lexues.
Shaban Sokoli, punëtor i shtypshkronjës KOHA, tregon se si natën e 24 marsit, pas fillimit të bomvardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, policia serbe i kishte vënë zjarrin shtypshkronjës ku sapo ishte shtypur edicioni i Kohës Ditore për të nesërmen, më 25 mars 1999, edicion ky që nuk arriti në duart e lexuesve.