Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Padi për dy të rinjtë që ngritën flamurin shqiptar në Kumanovë

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka iniciuar padi penale ndaj dy personave që sot ngritën flamurin shqiptar në këtë qytet.

Dy personat (LL. S 17) dhe (L.K 21) që të dy nga fshati Sllupçan i Likovës, akuzohen për veprat “urrejtje ndëretnike” dhe “pengesë ndaj personit zyrtar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëri prej të dyshuarve është lënë i lirë ndërsa i dyshuari (L.K 21) do të mbahet nën arrest nga policia e Kumanovës.

Jo zyrtarisht mësohet se nesër ora 10:00 te dyshuarit do të dërgohen në gjykatë.

Sot rreth orës 16:30, dy të rinj e kanë hequr flamurin e Maqedonisë nga shtylla që ndodhet në sheshin e qytetit të Kumanovës dhe në vend të tij kanë ngritur flamurin shqiptar.

Flamuri shqiptar për rreth 30 minuta valoi në vend të flamurit maqedonas, që më pas të hiqet nga shtylla.